Lajmet

Hapja zyrtare e fushatës zgjedhore.

Publikuar me: 2013-10-10 09:57:27

 

Zgjedhjet lokale të tre nëntorit dhe vota për PDK-në është moment kyç për ecjen përpara të Gjakovës europiane, u tha të mërkurën në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi, u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës ka vizion për zhvillimin ekonomik të Gjakovës. “Ne do ta ndryshojmë Gjakovën, do ta zhvilojmë ekonominë e saj dhe do të bëjmë që çdo qytetar i Gjakovës të jetë krenar” ka thënë Hashim Thaçi. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të komunës së Gjakovës Hajdar Beqa ka thënë se ka ardhur momenti që Gjakova të nisë rrugëtim e saj europaine, prandaj është momenti i duhur që edhe Gjakova ti bashkohet karvanit fitues ku nën udhëheqjen e Kryeministrit te Kosovës, Partia Demokratike do të jetë fituese absolute e këtyre zgjedhjeve.